Varhelyi e uron Kurtin, i kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë

Aktuale

Varhelyi e uron Kurtin, i kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:58
Oliver Varhelyi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për marrjen e postit të kryeministrit nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Varhelyi ka thënë se qytetarët e Kosovës i kanë dhënë Kurtit mandatin për të bërë reforma në sundim të ligjit e për zhvillim socio-ekonomik dhe për një ekonomi më të pastër.

Në letrën e tij, Varhelyi gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

“Kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj kërkon po ashtu vazhdim të shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve me Serbinë. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës dhe të Serbisë dhe për përmirësim të bashkëpunimit rajonal”, u shpreh ai.

Në fund ai thekson që prioriteti kryesor mbetet luftimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat