​Emërohen edhe dy zëvendësministra

Aktuale

​Emërohen edhe dy zëvendësministra

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra.

 Të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Blerim Gashani zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat