Albulena Haxhiu ndihet e shqetësuar, kjo është arsyeja

Aktuale

Albulena Haxhiu ndihet e shqetësuar, kjo është arsyeja

Nga: A.Morina Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:57
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përsëri në lidhje me rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

Haxhiu u shpreh e shqetësuar me shkeljet e ndikimet që kanë ndodhur në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Si ministre e Drejtësisë jam shumë e shqetësuar me shkeljet e ndikimet që kanë ndodhur në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Këto ndërhyrje dhe çfarëdo shkelje tjetër do të ndalohet dhe adresohet”, shkroi ministrja Haxhiu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ministrit të Drejtësisë nuk i lejohen ndërhyrjet në transferet e personave që janë të paraburgosur apo burgosur, siç ishte rasti i ndërhyrjes në rastin e personit që akuzohet për vrasjen e Agonis Tetaj. Kjo është shkelje ligjore.

Si Ministre e Drejtësisë jam shumë e shqetësuar me shkeljet e ndikimet që kanë ndodhur në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Këto ndërhyrje dhe çfarëdo shkelje tjetër do të ndalohet dhe adresohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat