Osmani: Udhërrëfyesi më i ndritshëm për të gjithë ne, është rruga që e ka ndërtuar secili dëshmorë i cili ka rënë për atdhe

Aktuale

Osmani: Udhërrëfyesi më i ndritshëm për të gjithë ne, është rruga që e ka ndërtuar secili dëshmorë i cili ka rënë për atdhe

Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:54
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarin e Parlamentit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani, në nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.

Osmani tha se udhërrëfyesi më i ndritshëm për të gjithë ne, është rruga që e ka ndërtuar secili dëshmorë i cili ka rënë për atdhe.

“Sot është dita e dëshmorëve të Prishtinës. Është një prej ditëve, ku të gjithë ne bëhemi bashkë për të nderuar sakrificën sublime që secili nga dëshmorët e këtij rajoni e bën, në mënyrë që ne ta gëzojmë lirinë.”

“Është po ashtu dita ku ne duhet të flasim brezave të ri për t’i folur për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve si pjesë e luftës tonë çlirimtare, si pjesë të UÇK-së ranë duke e mbrojtur Kosovën. Ranë duke treguar se sakrifica për liri, sakrifica për atdhe është dashuria më sublime që mund ta ketë një njeri. Prandaj edhe sot i kujtojmë të gjithë ata, duke ia përkujtuar edhe vetës që udhërrëfyesi më i ndritshëm për të gjithë ne, është rruga që e ka ndërtuar secili dëshmorë i cili ka rënë për atdhe”, u shprehë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat