Ministrja e Kurtit e “palon” Goran Rakiçin

Aktuale

Ministrja e Kurtit e “palon” Goran Rakiçin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:49
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës”.

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar emrat e anëtarëve dhe të kryesuesit.

“Kryesues Shpëtim Dobra, anëtare Sajnie Thaçi, Mimoza Lila, Florina Jarliu, Agim Muçaj dhe Remzi Kelmendi”.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiç, ka kërkuar që të ketë të përfshirë edhe anëtarë të komunitetit serb.

Mirëpo në kundërpërgjigje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se nuk ka pasur aplikime nga komunitetet e tjera.

“Ky ka qenë proces që është realizuar brenda muajve të tërë dhe nuk ka pasur aplikime të komuniteteve të tjera”, tha Rizvanolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat