Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.
Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës.
Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjike të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, transmeton "Bota sot".
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe diplomatike dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në teknologjinë informative, shërbimet digjitale, energjinë e ripërtëritshme, infrastrukturë, bujqësi, arsim, kulturë dhe turizëm. Ajo nënvizoi se Kosova ofron mundësi për investime duke shprehur gatishmërinë për të nxitur kontaktet ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.