Shefi i zyrës së BE-së reagon pas publikimit të emrave të bizneseve që fituan më shumë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Aktuale

Shefi i zyrës së BE-së reagon pas publikimit të emrave të bizneseve që fituan më shumë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Më: 23 prill 2021 Në ora: 09:31
Tomas Szunyog

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj publikimit të emrave të 50 bizneseve  të cilat kanë përfituar më së shumti nga pakoja emergjente e qeverisë Hoti.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ky është një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies.

Ai ka thënë se madje ky ishte kusht kur Kosova nënshkruajti me BE-në marrëveshjen 100-milionëshe makro-financiare.

“Mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar 50 bizneset që përfituan më së shumti nga paratë publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht i BE-së kur u nënshkrua me Kosovën marrëveshja 100-milionëshe makro-financiare e huazimit”, ka shkruar Szunyog.

Ndryshe, publikimi i listës së bizneseve që përfituan më së shumti para nga pakoja e qeverisë Hoti shkaktoi reagime të mëdha në opinion.

Kjo pasi që në listën e përfituesve vërehet që shumica janë rrjete të supermarketeve në Kosovë, të cilat janë ndër sektorët më të paprekur nga pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat