Mbi 2 mijë e 100 të vdekur në total prej koronavirusit në Kosovë

Aktuale

Mbi 2 mijë e 100 të vdekur në total prej koronavirusit në Kosovë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 07:14
Ilustrim

Numri i të vdekurve në Kosovë nga koronavirusi ka shkuar në 2.118.

Të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tregojnë gjithashtu se numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sakaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034.

"Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 680 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034", thuhet në njoftimin e IKSHKP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat