Vjosa Osmani zëvendësohet me këtë deputet në Kuvend

Aktuale

Vjosa Osmani zëvendësohet me këtë deputet në Kuvend

Më: 26 prill 2021 Në ora: 10:29
Vjosa Osmani

Ka filluar seanca e rregullt plenare në Kuvendin e Kosovës. Në këtë seancë ndër tjerash do të debatohet për gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe sigurimin e vaksinave anti-COVID, kjo pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në fillim të kësaj seance kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka njoftuar për zëvendësimin e Vjosa Osmanit me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllëza Hoti.

Kjo pas kalimit të Vjosa Osmanit në Presidencë.

Hoti ka nënshkruar edhe deklaratën e betimit të deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat