Vjosa Osmani: Asnjë “non-paper”, nuk mund t’i ndryshojë kërkesat tona të drejta në raport me Serbinë

Aktuale

Vjosa Osmani: Asnjë “non-paper”, nuk mund t’i ndryshojë kërkesat tona të drejta në raport me Serbinë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 20:31
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se asnjë “non-paper”, nuk mund t’i ndryshojë prioritetet e as kërkesat e tyre në raport me Serbinë.

E ato janë zbardhja e fatit të të zhdukurve, drejtësia si dhe  reparacionet për dëmet e luftës.

Sipas Osmanit të gjitha ato  “non-papers”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin tonë e kanë vetëm një burim: Serbinë.

Postimi i plotë:

Të gjitha ato  “non-papers”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin tonë e kanë vetëm një burim: Serbinë.

Kjo është strategji e vjetër e Serbisë, e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e agjendës së dialogut, kërkesë kjo e rrezik shume dhe destabilizuese e saj, por dhe e Rusisë. Prandaj, të mos bijmë në kurthin e tillë. Të kemi besim në aleatët tanë, por mbi të gjitha të kemi besim në vetveten. “Non-papers”, të tillë lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut.

Leximi i kujdesshëm i këtyre “non-papers” dhe idevë që prezantohen aty (siç janë ndryshimi i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta) tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë i këtyre dokumenteve.

Sot është dita kur kujtojmë më të dashurit tanë fatin e të cilëve ende nuk e dijmë. Përderisa dhimbja jonë për ta vazhdon, përgjigjja rreth fatit të të zhdukurve me dhunë gjendet në Serbi. Asnjë “non-paper”, nuk mund t’i ndryshojë prioritetet e as kërkesat tona të drejta në raport me Serbinë: zbardhja e fatit të të zhdukurve, drejtësia si dhe  reparacionet për dëmet e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat