Komuna që udhëhiqet nga Haki Rugova, ende nuk e ka vendosur fotografinë e presidentes Vjosa Osmani

Aktuale

Komuna që udhëhiqet nga Haki Rugova, ende nuk e ka vendosur fotografinë e presidentes Vjosa Osmani

Më: 30 prill 2021 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Komuna e Istogut, që udhëhiqet nga Haki Rugova, ende nuk e ka vendosur fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani.

Janë bërë gati një muaj kur Vjosa Osmani mori pozitën e presidentes dhe sipas ligjit të gjitha institucionet obligohen ta vendosin fotografinë e saj.

Kryetari i LVV-së në Istog, Agron Avdijaj e ka ngritur këtë shqetësim përmes një postimi.

Postimi i Agron Avdijajt

Në Komunën e Istogut ende nuk është vendosur Fotografia e Presidentes së Republikës së Kosovës edhe pse tani po bëhen gati një muaj që nga zgjedhja e Presidentës znj. Vjosa Osmani.

Sipas Ligjit, të gjitha institucionet Republikës së Kosovës të cilat udhëhiqen nga Udhëheqësit e institucioneve  obligohen që në mjediset e tyre ta vendosin Fotografinë e Presidentit/es të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat