Misteri i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti dhe ngordhja e qenit, krejt çka dihet deri tani

Aktuale

Misteri i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti dhe ngordhja e qenit, krejt çka dihet deri tani

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Edhe përkundër se ekspertiza e realizuar nga ana institucioneve shqiptare ka rezultuar se shkaku i vdekjes së tre antarëve të familjes Haliti nga Gjilani në  Gjirin e Lalëzit Elfetes, Afrimit dhe Ferdinazes ishte konsumimi i kërpudhave, në anën tjetër vazhdon të mbetet enigmatike  ngordhja e qenit të tyre, ku thuhet se nuk kafshët nuk konsumojnë kërpudha.

Media nga familja ka mësuar se ata kishin gjashtë javë që kishin shkuar tek shtëpia e tyre në Gjirin e Lalëzit për të qëndruar akoma atje, ku edhe Afrimi e Ferdinazja kishin shtetësi shqiptare.

Nëna Ylfete Haliti 78 vjet, djali Afrimi 56 dhe gruaja e tij Ferdinazja 56 vjeç kishin dal në pyll me 4 maj në orën 15.00, ku edhe dyshohet se janë helmuar.

Ata më pas janë kthyer tek shtëpia e më pas kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qëndrën shëndetësore Manëz, por është sheqtësuese se atyre nuk i është ofruar ndihma adekuate nga ekipi mjekësor.

Pacientët nuk janë trajtuar me terapi si duhet nga ekipi mjekësor, derisa janë kthyer në shtëpi ku i është përkeqësuar gjendja dhe ata janërguar në QSUT në Tiranë për trajtim, por mjekët kishin thënë se tash ishte vonë për ndihmë.

Ata pastaj  kanë vdekur së pari kreyfamiljarja, pastaj djali dhe reja, ku edhe të dielen  pas dite u krye cermonia e varrimit.

Antarët e familjes Haliti, thanë se po ti jepej ndihma e duhur, tre familjarët do të ishin  të gjallë.

Djali i Afrimit Hakiu, ka hedhur akuza për mos trajtim adekuat dhe neglizhencë nga mantelbardhët e Manzës dhe ata të QSUT-së pas dyshimeve për helimim nga kërpudhat të tre antarëve të familjes së tij.

Ai habitet se si ka mundësi që qeni i tyre të ketë ngordhur nga konsumimi i kërpudhave, kur dihet se ai ka konsumaur ushqim të veçantë.

Pra ngordhja e qenit ngre dyshime tek pista e hetimeve.

Por familja  pos ekspertizës së realizuar në Tiranë nuk  kanë tentuar të bëjnë ekspertizë tjetër tek Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Derisa policia dhe prokuroria shqiptare ka nisur heitmet për rastin menjëher pas ngjarjes,  jo vetëm familja por edh ekryetari i Komunës së Gjilanit Lufti Haziri, ka kërkuar zbardhjen e plotë të këtij rasti tragjik.

 Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, tha për “Syri.net”, se nuk është interes i joni vetëm konstatimi i obduksionit mbi pasojat e e mënyrës së helmimit që ishte fatal për familjen tre antarëshe Haliti, por kërkojmë edhe zbardhjen e rastit të trajtimit shëndetësor si pacientë e qytetarë.

Të zbardhet trajtimi shëndetësor në shkallën e parë primare dhe në institucionet tjera shëndetësore të Republikë së Shqipërisë. A është neglizhuar rasti, si është trajtuar dhe deri kur ka pasur ndërhyrje profesionale dhe çështje tjera që ndërlidhen me këtë rast.

Ne besojmë në insitutcionet e shtetit shqiptar se do ta zbardhin këtë rast.

Ai tregoi se ishte njoftuar për gjendjen e përkeqsuar të tre antarëve të fmailjes me 7 maj dhe menjëherë kam   biseduar me institucione shqiptare duke u interesuar për gjendjen.

Por fatkeqësisht ishte gjithkqa e vonshme dhe tre antërt e familjes Haliti Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja humbin jetën nga një helmim i cili fatkqësisht ishte fatal.

Me 8 maj jam informuar nga institucionet shqiptare për nisjen e hetimeve  nga ana e policisë e prokurorisë.

Presim rezultatet e hetimeve që rasti të zbardhet tërsisht, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat