Arianit Koci ‘godet’ BE-në: Rrenca! Na e kemi krenarinë e Britanisë!

Aktuale

Arianit Koci ‘godet’ BE-në: Rrenca! Na e kemi krenarinë e Britanisë!

Nga: N.Sh Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:01
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, është mërzitur me “perspektivën evropiane” prej BE-së.

Ai pyet pak me ironi se a ka mundësi mos me hy në BE, pasi që e kemi krenarinë si të Britanisë?

Tutje, avokati shprehet se, pas liberalizimit të vizave për Ukrainën nuk ka arsyetim për mos liberalizim të vizave për Kosovën.

Postimi i plotë:

Na kanë mërzitë me këtë “perspektiven evropiane”, prej zyrtarëve të Evropës.

A ka mundësi hiç mos me hy në BE?

Nuk jemi Britani, por e kemi krenarinë si të tyre.

Çka po na vynë me pasë punë me rrenca?

Pas liberalizimit të vizave për Ukrainën - me 50 milion banorë, e në gjendje lufte për shkak të Krimesë, nuk ka asnjë arsyetim për mos liberalizim të vizave për Kosovën.

Rrenca!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat