Bahtiri: Pagesa e rrymës në veri është politike

Aktuale

Bahtiri: Pagesa e rrymës në veri është politike

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:44
Agim Bahtiri

Nga 68 deputete të pranishëm, 61 kanë votuar pro rekomandimeve të komisionit për Ekonomi, që KOSTT-it t’i mbulohen shpenzimet prej 11 milionë euro, për energjinë në pjesën veriore të Kosovës.

Agim Bahtiri i ftuar në emisionin Context ka folur për këtë çështje.

“Ne si Kosovë çdo herë jemi munduar që qytetarët e nacionalitetit serb ti inkurajojmë që të punojnë bashk me neve, dhe ne e dimë shumë mirë që qe sa vite paguhet rryma prej qeverisë së Kosovës, jo vetëm rryma po edhe uji, dhe mbeturinat, dhe tani ka ardhur koha që të definojmë gjërat për arsyje se është e pamoralshme që shqiptarët të paguajn dhe serbët të mos paguajnë” 

“Unë mendoj që kjo është zgjidhja më e mirë, dhe në qoftëse brenda 6 muajve do t’i faturojmë secilit pronar i cili e shfrytëzon rrymën do të jetë një sukses i madh për Qeverinë e Kosovës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat