Armend Muja: Kosova ishte harruar, Kurti e ktheu në hartën botërore

Aktuale

Armend Muja: Kosova ishte harruar, Kurti e ktheu në hartën botërore

Nga: G.B Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:18
Armend Muja dhe Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova viteve të fundit ishte harruar nga liderët perëndimorë.

Ndërsa, ai ka thënë se që kur kryeministri Albin Kurti po qeveris me vendin, Kosova ka marrë mbështetje nga gjithë liderët e shteteve më të fuqishme të botës, përcjell Bota sot.

Muja përmes një postimi në Facebook, ka thënë Kurti u kthye nga një pritje madhështore në Bruksel dhe Kosova është rikthyer në hartën botërore, ndërsa sulmet ndaj qeverisë ka thënë se janë për pushtet dhe jo për shtet.

Postimi i tij i plotë:

Kosova në hartën botërore: Viteve të fundit Kosova ishte harruar nga liderët perëndimorë. Askush nuk vinte dhe as që na prisnin. Që nga formimi i Qeverisë Kurti II Kosova ka marrë mbështetje nga Presidenti Biden, Sekretari i Shtetit Blinken, Kancelarja Merkel, krerët e BE-së Charles Michel dhe Von der Leyen. Kosova këto 52 ditë është vizituar nga Presidenti Slloven Pahor, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, i Kroacisë Grlic, Komisioneri për Zgjerim Varhelyi etj. Ministri i Jashtëm Austriak po koordinon mbështetjen me vaksina për Kosovën. Kurti u kthye nga një pritje madhështore në Bruksel. Kosova është rikthyer në hartën botërore. Sulmet dhe piskamat e forcave të errëta të rendit të vjetër janë për pushtet, jo për shtet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat