Merkeli do të bisedojë me Kurtin, ja cilat tema do të diskutohen

Aktuale

Merkeli do të bisedojë me Kurtin, ja cilat tema do të diskutohen

Më: 16 maj 2021 Në ora: 23:15
Angela Merkel

Kancelarja Merkel do të komunikojë të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë të hënën pasdite (17.01.) një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë./DW

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat