A do të jetë Bedri Hamza kandidat për kryetar të Mitrovicës ?

Aktuale

A do të jetë Bedri Hamza kandidat për kryetar të Mitrovicës ?

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:36
Bedri Hamza

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza ka folur rreth kandidimit të mundshëm për kryetar të komunës së Mitrovicës.

Hamza  ka thënë se është para një udhëkryqi dhe para një dileme. Ai shtoi se ende nuk kanë një vendim përfundimtar se kush do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës.

“Me sinqeritetin ma të madh jam para një udhëkryqi dhe para një dileme. Ne të gjithë e dimë se për këto çështje vendosin strukturat e partisë. Nuk ka ende vendim përfundimtar kush do të jetë kandidat për Mitrovicën. Mbetet me u pa në ditët në vijim, nuk shkon gjatë kjo”, tha Hamza.

Tutje ai foli për kryetarin aktual të Mitrovicës, Agim Bahtirin dhe ish-kryetarin Avni Kastrati.

Hamza tha se ishte shumë befasuese humbja e Kastratit në zgjedhjet e vitit 2013 kur garoi me Bahtirin.

“E para ka qenë interesant dhe goxha befasuese humbja e zgjedhjeve në vitin 2013 kur zoti Kastrati ka qenë në garë me zotrin Bahtiri. Në rundin e dytë për befasi Bahitiri ka fituar më shumë vota se Kastrati dhe Kastrati nuk I fitoi as votat që I kishte në raundin e parë”, tha Hamza.

Tutje ai ka folur edhe për problemet në këtë komunë ku e ka kritikuar Bahtirin për ndërrimin e shpeshtë të drejtorëve.

“Komuna e Mitrovicës ëshrë ndër komunat që ka borxhe më së shumti të papaguara. Ndrrimi I shpeshtë I drejtorave në drejtori shkakton pengesa. Kur te lyp kushdo qoftë duhet edhe e me largu, por duhet me e tregu arsyen, problemet e konkurseve në arsim”, tha Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat