Kosova dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Aktuale

Kosova dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Më: 18 maj 2021 Në ora: 13:12
Foto nga takimi

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi e cila përfshinë rritjen e bashkëpunimit ne mes dy shteteve shqiptare, përfshirë rritjen e numrit të aktiviteteve që do të realizohen së bashku nga dy ushtritë.

Ministri Mehaj tha se kane miratuar bazën ligjore për koordinimin e aktiviteteve ushtarake të dy vendeve.

Mehaj: Koordinimi i aktiviteteve ushtarake të dy vendeve

“Kam kënaqësinë të prezantoj arritjen e marrëveshjes midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Republikës se Kosovës, një bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Njëra prej marrëveshjes që e kemi diskutuar e arritur së bashku është realizimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel profesional, pra akademinë në mes dy ministrive, është koordinimi i këshillimit nga ana e ekspertizës nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, rendimin e duhur në çështje politike, ushtarake, ligjore për integrimin e Republikës së Kosovës në drejtim te NATO-s dhe iniciativa rajonale. Një pikë tjetër e rëndësisë së madhe është ngritja e stërvitjeve te përbashkëta ushtarake dhe angazhime dhe pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare në të ardhmen”, tha Mehaj.

E ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për mbështetje ndaj Kosovës në të gjitha proceset integruese.

Peleshi: Integrimin e gjithë Ballkanit perëndimor në strukturat euroatlantike është i rëndësishëm

“Shqipëria ka qenë dhe do të mbetët mbështetëse e pa kursyer e të gjitha proceseve integruese të Kosovës më strukturat euroatlantike. Ne kemi përshkuar atë rrugë të cilën Kosova aspiron, pra rrugën e anëtarësimit në NATO...Integrimin e gjithë Ballkanit perëndimor në strukturat euroatlantike është i rëndësishëm për Shqipërinë, është i rëndësishëm për Kosovën, është i rëndësishëm edhe për vet Evropën. Kështu që Shqipëria ngelet e interesuar përkrah gjithë vendeve të tjera në rajon për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian, drejtë integrimit të tyre në NATO”, tha ai.

Në konferencën e dy ministrave të mbajtur pas takimit, u tha se marrëveshja e re e nënshkruar është mbi bazën e disa marrëveshjeve ekzistuese, por që e rrit bashkëpunimin në nivel më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat