Ambasada italiane në Kosovë me njoftim për udhëtarët

Aktuale

Ambasada italiane në Kosovë me njoftim për udhëtarët

Më: 20 maj 2021 Në ora: 16:29
Ilustrim

Fluturimet direkte mes Italisë dhe Kosovës po rifillojnë.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Italisë në Kosovë.

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada ka publikuar edhe tri udhëtimet e para që do të realizohen në qershor dhe korrik.

Publikimi:

“17 qershor, Prishtinë – Milano Malpensa me Wizz Air

19 qershor, Prishtinë – Veronë me AirPrishtina

18 korrik, Prishtinë – Romë me Wizz Air”, ka njoftuar ambasada italiane.

“Vendos maskën dhe udhëto sigurt!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat