Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 06:16
Ilustrim

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2021

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisioni për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Punëtorët e RTK-së Genc Muçolli, Milot Ibrani, Rrezart Hajrizi raportojn para Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen në RTK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit do të mbaj dëgjim publik për "Ndërtimin e infrastrukturës në Parkun Ekonomik - Parku i Biznesit dhe procedurën e riparcelizimit të pronave në kuadër të këtij projekti" që gejndet në Lubizhdë të Prizrenit. (Kuvendi Komunal tek Shtëpia e Bardhë, 𝑜𝑟𝑎 10:00)

- Komisionit për Ndihme Shtetërore, Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik  dhe Agjencia e Statistikave raportojn para Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me lidhur më MSA dhe regjistrimin e Popullsisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin e Uestminsterit për Demokraci organizojnë prezantimin e raporti “Kosto e emigrimit të të rinjve në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”  organizon Festivalin Multikulturor. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë, Arben Kraja, do të nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale. (Objekti i Prokurorit të Shteti, ora 10:30)

- Lëvizja FOL fillon serinë e diskutimeve në Forumin FOL Hapur me krerët e partive opozitare, ku i ftuari i parë do të jetë Lumir Abdixhiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyret e reja të degës, në rrugën "Saraçët", ora 11:00)

- Presidentja Vjosa Osmani takohet me përfaqësuesit e AAK-së për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. (Zyra e Presidentes, ora 17:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latfi do të organizoj debate publike për Qarkoren e parë Buxhetore për vitin 2022 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për 3 vitet e ardhshme 2022-2024. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Xerxë, ora 18:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat