Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 06:08
Ilustrim

Ngjarjet e datës 14 Qershor 2021

- Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit kryetari i Komunës, Smajl Latifi organizon pritjen e qytetarëve. (Zyra e kryetarit Latifi, ora 8:00)

- Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizohen homazhe dhe nderime te varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe. (Rahovec, ora 9:00)  

- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat lidhur me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Sunjog së bashku me ambasadoren e Kroacisë, Danjella Barishiq Ministrin e Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Ulrika Riqardson dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-së Maria Suokko do të vizitojnë Janjevën. (Café Bar Bash Qarshi në Janjevën, ora 10:45)

- Komuna e Rahovecit mban seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit. (Kuvendi Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së zbulojni shtatoret e dëshmorëve të kombit: Bedrush Gashi dhe Feim Gashi në Drenoc. (Fshati Drenoc, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat