Nga Vetëvendosje vjen reagimi i ashpër ndaj analistëve: Thonë se Liburni u lirua nga aktakuza pak muaj pasi u bë ministër

Aktuale

Nga Vetëvendosje vjen reagimi i ashpër ndaj analistëve: Thonë se Liburni u lirua nga aktakuza pak muaj pasi u bë ministër

Nga: N. H Më: 14 qershor 2021 Në ora: 17:07
Liburn Aliu

Ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut.

Maxhuka shkruan në profilin e tij në Facebook se “analistët” e pushtetit me shkurtpamësinë e tyre duan të verbërojnë edhe ndonjë lexues aty-këtu. Ky reagim nga Manxhuka vije pasi ka zëra që thonë se ministri Aliu u lirua nga aktakuza pak muaj pasi u bë ministër.

Ai paralajmëron se kjo epokë ka përfunduar, ndonëse këta “analiste” ende shkruajnë me kutin e vjetër.

Ja shkrimi i tij:

“Analistët” e pushtetit duan me shkurtpamësinë e tyre të verbërojnë edhe ndonjë lexues aty-këtu. Pra thonë se Liburni u lirua nga aktakuza pak muaj pasi u bë ministër, por kanë harruar se edhe aktakuza ju ngrit pikërisht në ditët e para si ministër, madje pa paralajmërim.

Po të ndërhyhej në drejtësi siç kanë bërë ish shefat e këtyre analistëve nuk do të kishte fare aktakuzë. Por, kjo epokë ka përfunduar, ndonëse këta “analiste” ende shkruajnë me kutin e vjetër.

Ashtu siç kemi qenë të bindur edhe kur kemi mbrojtur interesin publik kemi qenë të bindur edhe për ketë aktakuzë, se është komplet e pavlerë dhe e pabazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat