Endrit Shala ka disa fjalë për kryeministrin Kurti

Aktuale

Endrit Shala ka disa fjalë për kryeministrin Kurti

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:12
Endrit Shala

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka reaguar pas një deklarate të ish-kryetarit të gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons ku tha se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryeministri, Albin Kurti, në lidhje me letrën që ia ka dërguar atij para disa javësh, e në të cilën ka listuar një sërë skandalesh që sipas tij e kanë karakterizuar misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Shala përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ia ka kujtuar Kurtit kohën kur rrotullonte xhipat e EULEX-it sa ishte në opozitë.

“Pushteti po e transformon! Sa ishte në opozitë Albin Kurti ishte në kundërshtim të EULEX-it, rrotullonte edhe xhipat e tyre! Tash që është në pushtet nuk merr mundin madje as të dëgjojë dikend që flet hapur për padrejtësitë e EULEX-it!Hipokrizia vazhdon”, ka shkruar Shala.

Ja shkrimi i tij:

Pushteti po e transformon!

Sa ishte në opozitë Albin Kurti ishte në kundërshtim të EULEX-it, rrotullonte edhe xhipat e tyre! Tash që është në pushtet nuk merr mundin madje as të dëgjojë dikend që flet hapur për padrejtësitë e EULEX-it!

Hipokrizia vazhdon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat