Vlora Çitaku kundërshton padinë ndaj Malit të Zi, përmend disa arsye

Aktuale

Vlora Çitaku kundërshton padinë ndaj Malit të Zi, përmend disa arsye

Nga: A.Morina Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:51
Vlora Çitaku

Ministria e Drejtësisë në Kosovë e ka paditurnë gjykatë Komunën e Budvës në Mal të Zi dhe kompaninë ‘Sunraf Beach Properties” duke kërkuar kthimin e rreth 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në shëtitoren Rafailoviq. Në këtë padi thuhet se pushimorja me emrin “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë 6 dekada më parë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku nuk u pajtua me këtë padi, pasi sipas saj Mali i Zi është mik i Kosovës, dhe këtë e ka dëshmuar jo vetëm me qëndrime, por edhe me vepra në momente kyçe për shtetin tone.

“Mali i Zi na ka njohur përkundër rezistencës pro-Serbe dhe pro-Ruse.

E vërteta është se me qeverinë aktuale në Mal të Zi, gjërat janë më të komplikuara seç kanë qenë më parë. Ne nuk guxojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjëshme. Çështje të tilla duhet të trajtohen me delikatesë dhe larg presionit public”, shkroi Çitaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E mbaj në mend shumë mirë, njohja nga Mali i Zi ka qenë jo vetëm e rëndësishme, por edhe përcaktuese për njohjet që kanë pasuar.

Mali i Zi na ka njohur përkundër rezistencës pro-Serbe dhe pro-Ruse.

E vërteta është se me qeverinë aktuale në Mal të Zi, gjërat janë më të komplikuara seç kanë qenë më parë.

Ne nuk guxojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjëshme. Çështje të tilla duhet të trajtohen me delikatesë dhe larg presionit publik.

Mali i Zi është mik i Kosovës, dhe këtë e ka dëshmuar jo vetëm me qëndrime, por edhe me vepra në momente kyçe për shtetin tonë. Është mirë të trajtomë miqtë tonë me respektin që meritojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat