Daut Haradinaj: Digjitalizimi i administratës do jetë pikë e fortë e programit

Aktuale

Daut Haradinaj: Digjitalizimi i administratës do jetë pikë e fortë e programit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 01:01
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar reformë në administratën e Komunës së Prishtinës.

Ai tha se digjitalizimi dhe e-Qeverisja e avancuar do të jenë pikë e fortë e programit të tij.

”Reforma në administratë të Komunës së Prishtinës është e domosdoshme. Digjitalizimi dhe e-Qeverisja e avancuar do të jenë pikë e fortë e programit tonë. Deri në implementim të këtij projekti do të shtojmë kapacitetet e stafit që t’i trajtojmë qytetarët me dinjitet, pa radhë dhe me efektivitet”, tha Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj tha se qytetarët nuk mund të presin me orë të tëra për çertifikatë të tatimit në pronë, ku digjitalizimi i këtij sektori nuk kërkon kosto të madhe.

”Qytetaret tanë nuk mund të presin me orë të tëra për çertifikatë të tatimit në pronë, edhe pse i njëjti i ka paguar.

Digjitalizimi i këtij sektori nuk kërkon kosto por thjesht duhet të ndodh”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat