Wolfgang Petritsch tregon ku e takoi Albin Kurtin për herë të parë

Aktuale

Wolfgang Petritsch tregon ku e takoi Albin Kurtin për herë të parë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 23:26
Wolfgang Petritsch

Ish i dërguari special i Bashkimit Europian në bisedimet paqësore të Kosovës në Rambuje dhe Paris, Wolfgang Petritsch ka treguar se si e ka takuar Albin Kurtin për herë të parë.

Petritsch, ka treguar se ndërmjetësimi dhe negociatat zgjatën një kohë të gjatë.

“Kishin filluar nga amerikanët, nga Holbrooke e mandej nga Hill, menjëherë pas masakrës në Prekaz. BE u bashkëngjit pak më vonë. Ishin takime intensive në Beograd dhe Prishtinë, me Milosheviqin dhe ministrat e tij, si dhe me Rugovën, Fehmi Aganin, i cili më vonë u vra mizorisht nga forcat speciale të Beogradit, si dhe me të gjitha partitë tjera politike. U përpoqëm të takonim edhe UÇK-në, por ishte vështirë për shkak të gjendjes së përgjithshme të sigurisë. Prandaj na u desh që së pari të vejmë kanale joformale të komunikimit, që të ndërtojmë mirëbesim. U përpoqëm të përfshijmë lidershipin e UÇK-së në bisedime, por kjo gjithnjë kundërshtohej nga Beogradi. Madje edhe në Rambouillet asnjëherë nuk ka pasur negociata direkte mes Beogradit dhe Prishtinës.”, tha Petritsch.

Ai, tutje, tha se në një nga takimet me UÇK-në, takoi edhe Albin Kurtin.

“Por, në një nga takimet me UÇK-në, diku në një fshat të vogël në të dalë të Prishtinës, ku po negocionim lirimin e ushtarëve jugosllavë të kapur nga UÇK-ja, e kam takuar për herë të parë Albin Kurtin e ri i cili në heshtje po observonte takimin tonë. Më vonë, kur Kurti ishte burgosur nga Milosheviqi, në emër të BE-së kisha organizuar thirrjet për lirimin e tij.”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat