​OJQ-të e Gjakovës kërkojnë largimin e gruas me nënshtetësi serbe

Aktuale

​OJQ-të e Gjakovës kërkojnë largimin e gruas me nënshtetësi serbe

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 08:38
Ilustrim

Njëmbëdhjetë organizata joqeveritare të Komunës së Gjakovës, do të dorëzojnë nesër një peticion në Qeverinë e Kosovës, ku do të kërkohet të ndermirën masat ligjore dhe sa më shpejtë të largohet gruaja me nënshtetësi serbe, e cila është kthyer për të jetuar në Gjakovë, pasi theksojnë se kjo komunë ende i ka të hapura varret duke prit rikthimin e eshtrave të bijve dhe bijave të tyre.

Sipas një njoftimi të organizatave, Gjakova nuk është e gatshme të pres rikthimin e serbëve, derisa të kthehen eshtrat e fundit të më të dashurve të tyre.

“Peticioni do të dorëzohet kryeministrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca, ministres së Drejtësisë Haxhiu, ministres për Punë të Jashtme Gërvalla, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ky peticion është iniciuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve - Dega Gjakovë, Shoqata e Invalidëve të Luftës - Dega Gjakovë, Organizata e Veteranëve të Luftës - Dega Gjakovë, Shoqata e Krimeve të Luftës Gjakova 98-99, MK - Medika Kosova, IFK - Iniciativa e Femrës Kosovare, KVRL - Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, Shoqata e ish të burgosurve politikë, SHEPF - Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes, SHA - Shoqata e Gruas, Shtëpia e Sigurt Gjakovë DHE Gjok Sokoli – Korenicë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat