Forumi i Prespës, Kurti takohet me Lajçakun

Aktuale

Forumi i Prespës, Kurti takohet me Lajçakun

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 10:51
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog”.

Para nisjes së forumit, Kurti i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla u takuan me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Kurti u takua edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmetin.

Në “Forumin e Prespës për Dialog” do të diskutohet për temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit i sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, të enjten kur edhe filloi “Forumi i Prespës” pjesëmarrës ishte edhe i dërguari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Në fjalën e tij në këtë forum ai u shprehë se liderët e rajonit duhet të jenë konkretë në realizimin e objektiva ekonomike dhe politike.

Madje Palmer tha edhe se është jetike që Bashkimi Evropian (BE) ta mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe të liberalizojë vizat për Kosovën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat