Pozhari ia shuan shpresat Memli Krasniqit: Nuk ka gjasa karshi Abdixhikut e përballë Kurtit edhe më hiq

Aktuale

Pozhari ia shuan shpresat Memli Krasniqit: Nuk ka gjasa karshi Abdixhikut e përballë Kurtit edhe më hiq

Nga: N. H Më: 3 korrik 2021 Në ora: 12:35
Xhevdet Pozhari

Partia Demokratike të Kosovës është duke mbajtur Konventen e 10-të për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, përcjell “Bota sot”.

E, në lidhje me këtë Konventë, një koment e ka bërë edhe njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Pozhari.

Mirëpo, ai i ka shuar shpresat e PDK-së, dhe Memli Krasniqit, se mund të kenë ndonjë rezultat të mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, Krasniqi nuk ka gjasa karshi Abdixhikut e përballë Kurtit edhe më hiq.

Ja shkrimi i tij:

PDK-ja po bën përpjekjet e saj për t'u reformuar. Pas zgjedhjeve të brendshme në LDK, të cilat ishin për çdo lavdatë dhe siç i kanë hije demokracisë, PDK nuk kishte zgjidhje tjetër pos të përshpejtonte procesin e reformave.

Por, bënë dy gabime në hapa!

1. Nuk bënë garë të brendshme, gjë që hapë rrugë të dyshohet për ndryshime kozmetike sa për sy e faqe, dhe

2. Zgjodhën një format të Lumir Abdixhkut, versioni i PDK-së - Memli Krasniqin.

Në të dy rastet, kopjuan zbehtë. Nuk dua t'ua prishi ditën, por elektorati më parë e zgjedh origjinalin sesa kopjen. Me pak fjalë, Memli nuk ka gjasa karshi Lumirit. E përballë Albin Kurtit... edhe ma hiq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat