Ka mijëra fakte për krimet serbe në Kosovë, Esat Shala: Unë nuk i nënshtrohem asnjë Qeverie, askush s’do të ngritët me kontributin tim

Aktuale

Ka mijëra fakte për krimet serbe në Kosovë, Esat Shala: Unë nuk i nënshtrohem asnjë Qeverie, askush s’do të ngritët me kontributin tim

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:52
Esat Shala

Koleksionuesi i mijëra fakteve të luftës së fundit të Kosovës, Esat Shala, thotë se nuk do t’i nënshtrohet asnjë institucioni apo qeverie në Kosovë.

Shala përmes një postimi në Facebook, pohon se me punën e tij askush nuk do të ngritët.

Ai tregon se do të vazhdon të punoj në zbardhjen e krimeve serbe në Kosovë.

“Unë nuk do i nënshtrohem asnjë institucioni apo qeverie të Kosovës.

Puna ime vazhdon prapë vullnetarisht për zbardhjen e krimeve Serbe në Kosovë.

Askujt nuk do i bie në dy gjunjë, dhe askush nuk do ngritët me kontributin tim”, shkruan ai.

Shala ka mijëra fakte të krimeve serbe në Kosovë.

Gjithashtu ai ka edhe mijëra foto e video si dhe dëshmi të UÇK-së.

Me punën e tij të palodhshme dhe faktet që i ka ai institucionet e Kosovës kanë kërkuar ndihmë prej ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat