Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2021

- Mbahet ceremonia e pranim - dorëzimit te detyrës së Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ndërmjet kryesuesit të deritanishëm, Skender Çoçaj dhe kryesuesit të zgjedhur, Albert Zogaj. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj te pandehurit Enis Kryeziu për falsifikimin e parasë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te 20-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës në të cilën marrin pjesë 300 studentë vendorë dhe ndërkombëtar, në gjithsej 14 kurse nga fusha të ndryshme. (https://zoom.us/j/95415181373, ora 12:30)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2022 me banorët të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë dhe Nagavc. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori” në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2022 me banorët të fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat