Analisti Pozhari jep paralajmërimin: Ai “hajni i vocërr” asamblist nuk duhet të ketë vend në VV - Kurtin ‘e shkërryjshin’ Policia e Kosovës

Aktuale

Analisti Pozhari jep paralajmërimin: Ai “hajni i vocërr” asamblist nuk duhet të ketë vend në VV - Kurtin ‘e shkërryjshin’ Policia e Kosovës

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 13:36
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, në një postim në Facebook, ka shkruar se kryeministri aktual, Albin Kurti, deri dje ‘e shkërryjshin’ Policia e Kosovës nëpër rrugë veç pse protestonte kundër hajnave në pushtet, kurse sot, dikush me vjedh në emër të krejt përpjekjes së tij.

Pozhari paralajmëron se ai “hajni i vocërr” asamblist nuk duhet të ketë vend në VV, dhe sipas analistit, përjashtimi i tij do të ishte mesazh për gjithë të tjerët.

Ja shkrimi i tij:

Albinin deri dje e shkërryjshin policia nëpër rrugë veç pse protestonte kundër hajnave në pushtet. E, sot dikush me vjedh në emër të krejt përpjekjes së tij, as ëndërr mos ta sheh.

Ai 'hajni i vocërr' asamblist nuk duhet të ketë vend në VV. Përjashtimi i tij do të ishte mesazh për gjithë të tjerët. Në të kundërt, nuk do jetë e largët dita kur edhe të tjerët do motivoheshin.

Një mollë e kalbur i prish edhe të shëndoshat nëse e lë në një shportë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat