Helmimi në Deçan, akt terrorist i serbëve?

Aktuale

Helmimi në Deçan, akt terrorist i serbëve?

Nga: G.B Më: 15 korrik 2021 Në ora: 09:20
Serbët në Deçan

Janë publikuar pamje të dy personave të nacionalitetit serb që kanë vizituar Deçanin, disa ditë para se të ndodhte helmimi.

Pas kësaj ka reaguar dhe profesori Binak Maxharraj, i cili hedh dyshime për një akt terrorist serb për helmimin e ujit që ka ndodhur në Deçan, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se serbët kanë ardhur nga Novi Sadi dhe se asgjë nuk duhet lënë rastësisë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

HELMIMI I UJIT MUND TË JETË AKT TERRORIST SERB.

Atë ditë janë par dy serb nga Novi Sadi duke u sjell andej pari, për këtë flasin dëshmitarët sidomos pronari i një restoranti aty afër, të cilët edhe i ka incizuar kamera e lokalit.

Ky mund të jetë akt terrorist e serbëve. Dyshohet se nga helmimi janë përfshirë mbi 1000 qytetarë të Deçanit.

Rasti është në hetim nga policia. Kurrgjë nuk duhet lënë rastësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat