Vetëm 99 raste me COVID-19 aktive në Kosovë

Aktuale

Vetëm 99 raste me COVID-19 aktive në Kosovë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 07:42
Ilustrim

Rastet aktive meCOVID-19 në Kosovë po vazhdojnë të bien vazhdimisht.

Tanimë në nivel vendi kanë mbetur vetëm 99 raste aktive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.531. Në total numri i rasteve aktive është 99”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës.

Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat