Lekaj për tarifën prej 5 eurove: Do të kërkoj arrestimin tim

Aktuale

Lekaj për tarifën prej 5 eurove: Do të kërkoj arrestimin tim

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 00:14
Pal Lekaj

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka folur për taksën rreth 5 eurosh që është vendosur për automjetet, për të cilën zëvendësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi, tha se Lekaj e ka përgatitur këtë proces për një kompani të vetën.

Lekaj tha se e sfidon ministrin aktual të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të gjithë të tjerët, sa i përket nënshkrimeve të kontratave të jashtëligjshme.

Ai thotë se asnjëherë nuk e ka shkelur ligjin.

“Kurrë nuk kam nënshkruar kontratë të jashtëligjshme, dhe ky nëse si kauboji del e nënshkruan një kontratë të tillë, hallall i koftë…Jemi mësuar me VV-në, për të mbuluar mos punën e tyre, për 120 ditë, do të thotë hedhin akuza të pavërteta të pabaza. Askund nuk e kam shkelur ligjin. I sfidoj, me të gjitha kontratat që i kam nënshkruar se nuk e kam shkelur ligjin”, tha Lekaj.

Ai madje tha se nëse publikohet ndonjë kontratë që e ka nënshkruar për këtë taksë, atëherë vet ai do të kërkojë arrestimin e tij.

“Nesër në mëngjes le ta qet kontratën që unë kam nënshkruar diçka të tillë, atëherë përnjëmend i ftoj prokurorinë që të vijnë dhe të më arrestojnë”, tha Lekaj.

Ndryshe, nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tikeketën ngjitëse. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Sipas marrëveshjes qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat