“Dorëheqja e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit është e domosdoshme!”

Aktuale

“Dorëheqja e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit është e domosdoshme!”

Nga: M.L. Më: 22 korrik 2021 Në ora: 11:28
Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e vlerëson si zmbrapsje të qeverisë pezullimin e kontratës për taksën 5 eurshe për tiketa ngjitëse të automjeteve.

Ai ka thënë se qeveria ka gënjyer për ta fshehur krimin, andaj edhe ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Liburn Aliu dhe Zëvendësministrit Hysen Durmishi.

“Qeveria Kurti u zmbraps. Kontrata 5 euroshe e monopolit, paska mundur të anulohet por synimi paska qenë keqpërdorimi i heshtur. Na paskan gënjyer, për të fshehur krimin. Presioni publik, që me dhunë s'e ndalën dot, i detyroi të tërhiqen. Por kjo nuk mjafton. Dorëheqja e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit është e domosdoshme!”, shkroi Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat