Haradinaj: E hëna të shpallet ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave

Aktuale

Haradinaj: E hëna të shpallet ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:49
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar pas aksidentit tragjik që pësuan mërgimtarët tanë.

Ai ka thënë se Kosova është tronditur mëngjesin e sotëm që ndodhi në Kroaci.

“Bashkëndjejmë me familjarët e udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve, duke besuar që shteti kroat dhe ai i yni ta bëjnë maksimumin në ndihmë të qytetarëve tanë që pësuan nga ky fatalitet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga organet shtetërore që në nderim të viktimave, dita e nesërme të shpallet ditë zie në mbarë vendin.

“Kërkoj nga organet shtetërore që në nderim të viktimave, dita e nesërme të shpallet ditë zie në mbarë vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat