​Kurti kthehet në Kosovë, në Kroaci po qëndron Sveçla e Vitia

Aktuale

​Kurti kthehet në Kosovë, në Kroaci po qëndron Sveçla e Vitia

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 09:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Pasi vizitoi bashkatdhetarët të cilët u aksidentuan në Kroaci, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren njëherit edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla.

Ndërsa në Kroaci po qëndrojnë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Nga zyra e kryeministrit thonë se Sveçla e Vitia po qëndrojnë në Kroaci për të koordinuar tutje veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme ndaj të lënduarve.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, janë kthyer nga Kroacia, ku mbrëmë kanë vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit. Në Kroaci vazhdojnë të qëndrojnë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për të koordinuar tutje veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Mëngjesin e së dielës në aksidentin trafik në Kroaci, ku u vetaksidentua autobusi i kompanisë “Deva Torus”, humbën jetë 10 persona, ndërsa u lënduan dhjetëra të tjerë.

Në nder të 10 jetëve në Prishtinë, u ndezën qirinj. Ndërsa e hëna u shpall ditë zie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat