Krasniqi pret në takim shefin e EULEX-it

Aktuale

Krasniqi pret në takim shefin e EULEX-it

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:52
Pamje nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka pritur në takim shefin e EULEX-it në Kosovë, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark. Në këtë takim ata kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend si dhe për angazhimin monitorues të këtij misioni në fushën e sundimit të ligjit.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Republika e Kosovës ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë, strukturalisht të shtrirë në të gjithë vendin, profesionalisht në ngritje e sipër si dhe të vendosur mbi parime të qarta të një shteti të drejtë.

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Në takim me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, biseduam për zhvillimet politike në vend si dhe për angazhimin monitorues të këtij misioni në fushën e sundimit të ligjit. Republika e Kosovës ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë, strukturalisht të shtrirë në të gjithë vendin, profesionalisht në ngritje e sipër si dhe të vendosur mbi parime të qarta të një shteti të drejtë. Fuqizimi, mbështetja dhe profilizimi i mëtejmë i këtij sistemi, është detyrë e mision i përbashkët i të gjithë neve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat