Kush jemi ne? “Miqtë kosovarë”, kush janë ata? “Vëllezërit serbë”!

Aktuale

Kush jemi ne? “Miqtë kosovarë”, kush janë ata? “Vëllezërit serbë”!

Mimozë Lakna, Bota sot Nga Mimozë Lakna, Bota sot Më 1 gusht 2021 Në ora: 18:52
Mesazhi në veturën e turistes serbe

Mbi 30 mijë qytetarë të Kosovës ia kanë mësyrë bregdetit Shqiptar këtë të diel.

Ata zgjodhën Shipërinë si vend-pushimi në vapën përvëluese të korrik-gushtit.

Shqipëria ka qenë destinacioni i tyre i përhershëm, qoftë për shkak të çështjeve ekonomike e mbi të gjitha për ato patriotike.

Por, kjo dashuri ndaj vendit mëmë dhe vëllezërve shqiptarë po del të mos jetë e dyanshme.

Në gjirin e Lalzit, pushuesit, në mesin e tyre edhe shumë shqiptarë të Kosovës, dëgjojnë muzikë në gjuhën serbe gjatë mbrëmjes. Kjo gjë u bë e ditur me anë të një video-incizimi që u bë viral në rrjetet sociale.

Për vëllezërit tanë të dashur 100-200 serbë bëjnë diferencën e mbi 30 mijë shqiptarëve të Kosovës. Aq të rëndësishëm serbët, sa t`i argëtojnë me këngëtare serbe të lidhura me kriminelë që ushtruan gjenocid në Kosovë.

As që bëhet fjalë, në një kafene të Serbisë të dëgjosh muzikë në gjuhën shqipe.

Madje ka pasur raste kur të rinjtë shqiptarë janë rrahur e maltretuar në Serbi, vetëm pse kanë qenë shqiptarë, vetëm pse e kanë folur gjuhën shqipe!

Kujtojmë këtu rastin e tetorit të vitit 2018.

“I thashë në gjuhën shqipe të ngutej. Dy djem që po vinin në drejtimin tonë na kanë dëgjuar dhe filluan të na rrahin brutalisht. Pastaj erdhën edhe dy apo tre të tjerë”, ka rrëfyer për “Blic” G.B., njëri nga dy të rinjtë shqiptarë, të cilët u rrahën brutalisht në Novi Sad.

Ky kompleks inferioriteti ndaj serbëve në Shqipëri, duket se po bartet nga tavolinat e takimeve zyrtare ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Janë të rralla rastet kur dikush nga Shqipëria del publikisht dhe falënderon qytetarët e Kosovës për shkuarjen e përvjetshme atje, por rastet kur falënderohen serbët po bëhen të shpeshta.

“Faleminderit! Mirësevini”, ky është mesazhi që ka marrë ne makinën e saj nga një shqiptar një turiste serbe, ditë më parë.

Kujtojmë se edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi të parën Serbinë për ndihmën e ofruar pas tërmetit të vitit 2019.

E dashuria me “vëllanë” e tij Vuçiq-in po e shënon kulmin këto ditët e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat