Salih Zyba, kandidat i VV-së për kryetar të Suharekës

Aktuale

Salih Zyba, kandidat i VV-së për kryetar të Suharekës

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:02
Salih Zyba

Lëvizja Vetëvendosje pritet që t’i zyrtarizojë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, që do të garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Mësohet se tashmë është vendosur edhe për kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Suharekës.

Garës për të parin e Suharekës nga kjo parti do t’i hyjë deputeti Salih Zyba.

Për kryetar të kësaj komune kanë vendosur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga LDK do të jetë Ardian Shala, nga PDK Murtez Zekolli, kurse nga AAK, kryetari i tanishëm, Bali Muharremaj.

Ndërsa AKR dhe NISMA deri më tani nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat për kryetar të Suharekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat