Rregullat anti-Covid që vlejnë për mërgimtarët

Aktuale

Rregullat anti-Covid që vlejnë për mërgimtarët

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për masat e reja anti-COVID.

Sot është shënuar rekord i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. 1 mijë e 9 qytetarë kanë dalë pozitivë në testin për COVID-19.

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën ka vendosur për masat e reja anti-COVID.

Sipas Qeverisë së Kosovës, masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet.

Më poshtë masat për hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës:

Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet­ të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

3. Nga pika 2. përjashtohen:

3.1. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

3.2. Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;

3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.

3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat