Këto ditë është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga shtetet mike që të strehojnë afganë, që po ikin nga terrori i talebanëve.
Lidhur me këtë, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë ne në Kosovë e dimë shumë mirë ndjenjën kur dëbohesh dhunshëm nga shtëpija.
Ajo ka ka shtuar se Kosova duhet të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë refugjatë nga Afganistani, përcjell "Bota sot".
Postimi i saj i plotë:
Ne në Kosovë e dimë shumë mirë ndjenjën e pafuqisë që vije në momemtin kur dëbohesh dhunshëm nga shtëpija. Dhimbjen dhe pasigurinë që të kaplon kur ndahesh pa dëshirë nga gjithcka që njeh dhe don.
Sot, Kosova e vogël dhe me resurse të limituara, duhet të tregojë zemërgjërësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani.