Kjo është gjendja aktuale e fluksit në pikat kufitare

Aktuale

Kjo është gjendja aktuale e fluksit në pikat kufitare

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Gjatë pasdites së sotme pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë më pak të ngarkuara.

Kolona me automjete në pikën kufitare Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës nga ora 16.17, është 30-50 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur 10 deri 15 minuta.

Radhë më e gjatë është në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona 100 metra e gjatë dhe pritjet janë 20-25 minuta.

Ndërkaq në Vërmicë ka kolonë prej 50 metrash dhe pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat