Këta janë kandidatët e certifikuar për komunën e Gjilanit

Aktuale

Këta janë kandidatët e certifikuar për komunën e Gjilanit

Nga: A.M. Më: 4 shtator 2021 Në ora: 14:50
Komuna e Gjilanit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listat e kandidatëve për kryetarë të komunave që janë certifikuar  për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në komunën e Gjilanit janë certifikuar nga KQZ-ja shtatë kandidatë, shkruan “Bota sot”.

Nga këta shtatë kandidatët, dy janë të pavarur. Pra, Gani Nezizi dhe Lulzim Bexheti janë kandidatë të pavarur.

Ndërkaq, edhe për një mandat kandidon Luftfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili është në krye të kësaj komune.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është kandiduar deputeti i kësaj partie, Alban Hyseni.

Kurse, nga Partia Demokratike e Kosovës, Leonora Morina Bunjaku. Ajo është e vetmja kandidiate grua në këtë komunë.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kandidon Nazim Gagica. Ai për momentin është drejtor i Arsimit në Gjilan.

Përveç kandidatëve nga partitë më të mëdha në vend, kem kandidat edhe nga Lëvizja Qytetare Vatra.

Kjo lëvizje ka kandiduar për kryetar të Gjilanit, Ardian Foniqin.

Image
Këta janë kandidatët e certifikuar për komunën e Gjilanit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat