“Si mos të jenë jetë njerëzish por kokrra kompirash”/ Kryeziu brengoset për heshtjen ndaj vdekjes së qytetarëve

Aktuale

“Si mos të jenë jetë njerëzish por kokrra kompirash”/ Kryeziu brengoset për heshtjen ndaj vdekjes së qytetarëve

Nga: M.L. Më: 7 shtator 2021 Në ora: 00:04
Ismet Kryeziu

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu konsideron se shoqëria në Kosovë është e heshtur dhe inferiore karshi rasteve të shumta të vdekjeve nga CoVID-19. Sipas tij, deri te kjo heshtje ka ardhur si pasojë e zemërimit nga pushtetet e kaluara.

“Heshtja dhe inferioriteti që ka kapluar shoqërinë tonë në këta muaj, duket se është i lidhur ngushtë me zemërimin kundër pushteteve të kaluara dhe me interesat e matematikat e lidhura ngushtë me pushtetin aktual”, shkruan Kryeziu në Facebook.

Kryeziu potencon se një shoqëri e tillë është e paprespektivë, derisa nuk pritet të ketë pushtet të përgjegjshëm.

“Përndryshe, një shoqëri e cila e kalon në heshtje, ose e normalizon vdekjen e 20-30 qytetarëve në baza ditore, si mos të jenë jetë njerëzish por kokrra kompirësh, vështire se mund të ketë perspektive, e as pushtet llogaridhënës e të përgjegjeshem”, përfundoi Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat