Rashit Qalaj ka kritikuar policinë për mënyrën e arrestimit të zyrtarëve të PSD-së.
Sipas tij, ka pasur përdorim të tepruar të forcës si dhe policët që i arrestuan ata, sipas Qalaj, kanë nevojë për trajnime shtesë.
“Mendoj se përdorimi i forcës fillimisht nuk ka qenë proporcional e them atë për shumë arsye ju i keni pa ato skena dhe skenat nuk kanë qenë aspak të hijshme, mendoj që policët që kanë marr pjesë në atë arrestim kanë nevojë që të trajnohen edhe më tutje meqenëse e kamë pa në TV kanë qenë kryesisht polici të rinj dhe nuk më ka pëlqyer mënyra se si i kanë arrestuar”, ka thënë ai.
Qalaj më tutje ka thënë se nuk e beson të ketë pasur ndikim politik nga ana e qeverisë për arrestimin e zyrtarëve të PSD-së.
“Sa i përket asaj se a ka pasur ndikim politik apo jo të them të drejtën nuk guxoj të mendoj që ka pasur ndonjë ndikim politik edhe pse nuk e përjashtoj mirëpo mendoj që reagimi i policëve në teren është dashur të jetë më ndryshe”, ka thënë ai.