​Lajçak sot për vizitë në Kosovë

Aktuale

​Lajçak sot për vizitë në Kosovë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 07:05
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të arrijë sot për vizitë treditore në Kosovë.

Ai gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme kryeminsitri Kurti është takuar me kancelaren Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat