Kastrati kërkon para për fushatë

Aktuale

Kastrati kërkon para për fushatë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:41
Qendron Kastrati

Qëndron Kastrati për Kamenicën po kërkon para për fushatën e tij elektorale.

"fushata ime nuk financohet as nga shteti, as nga paratë e korrupcionit. Jemi të rinj me të ardhura mesatare.

Andaj po kërkoj mbështetjen tuaj, sepse: takimet me qytetarë, pagesat për vëzhgues, prezantimi i programit, e aktivitetet tjera kërkojnë financim.

Ju lus që secili prej jush, brenda apo jashtë Kosovës, me mundësitë që i keni, të na ndihmoni të realizojmë një fushatë të mirë.",
ka shkruar Kastrati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat