Zhvillimet në Veri/ Profesori në Universitetin e Parisit: Ka qenë skandaloze, Qeveria Kurti gjendet në dy fronte

Aktuale

Zhvillimet në Veri/ Profesori në Universitetin e Parisit: Ka qenë skandaloze, Qeveria Kurti gjendet në dy fronte

Nga: P.R Më: 21 shtator 2021 Në ora: 11:09
Albin Kurti

Vendimi i Qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë dhe dërgimi i Policisë së Kosovës në piken kufitare në Jarinje për ta zbatuar këtë vendim, ka ngritur tensione mes Kosovës dhe Serbisë.

E përmes një postimi në facebook, profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka shkruar se Qeveria Kurti gjendet në dy fronte.

"Në fakt marrëveshja që i ka zyrtarizu dy palë tabela ka qenë skandaloze n’atë kohë. Prandaj qeveria aktuale në këto tema gjendet në dy fronte: 1) riparimin e dëmave që janë shkaktuar nga qeveritë hashimo-ldkiste në bisedimet që gati çuan në zhbërjen e Kosovës dhe 2) rikthimin e Kosovës në skenën rajonale e evropiane si shtet i pavarur që s’i ka borxh askujt, e sidomos jo Serbisë”, ka shkruar Kraki, përcjellë “Bota sot”.

“Duhet përfundimisht të dalim nga logjika grenelliane e dëmshpërblimit të Serbisë me arsyetimin banal se «Serbia ka humb shumë»”, shkruan profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat